Kuqezinjtë/ Dama mbledh U15, tri ditë në Durrës

Zyra e shtypit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, bën me dije në një njoftim për mediat se kuqezinjtë deri në 15 vjeç do të grumbullohen në një zbor tri ditor në Durrës.
Të mërkurën me 3 mars, kuqezinjtë e vegjël që drejtohen nga Armand Dama, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Teutës U15. Takimi do të luhet në ora 11:00 në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës.

Njoftimi i FSHF:

Ekipi Kombëtar U-15 do të nisë të hënën një grumbullim 3-ditor ku do të jenë të ftuar të lojtarët e spikatur të vitlindjes 2007, të cilët aktivizohen me klubet shqiptare. Nën urdhrat e trajnerit kuqezi, Armand Dama do të vihen 23 lojtarë me skuadrën që do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” në Durrës. 

Bëhet fjalë për futbollistë të rinj, që janë evidentuar në vazhdimësi nga specialistët e ekipeve Kombëtare në FSHF përmes seleksionimeve që zhvillohen rregullisht nga zyrat rajonale në FSHF. Lojtarët do t’u nënshtrohen testeve taktike dhe fizike, në mënyrë që stafi teknik të krijojë një ide të qartë për gjendjen e secilit.

Ky do të jetë edhe grumbullimi i parë i ekipit Kombëtar U-15 për këtë me trajnerin Armand Dama, i cili u konfirmua në këtë post pak javë më parë.

Të mërkurën (datë 3 mars) kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore ndaj Teutës U-15, që do të luhet në ora 11:00 në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!