Debuton Muçi, Legia tri pikë

Ditë e shënuar për sulmuesin shqiptar Ernest Muçi. Pasi u kërkua nga gjysma e Europës, ish futbollisti bardheblu, kaloi pak ditë më parë te Legia Varshavë.

19 vjeçari ka bërë edhe debutimin me bluzën e re teksa është hedhur sot në lojë në pjesën e dytë nga Legia.Sulmuesi debutoi kundër Gornik Zabrze teksa në start të së dytës (46′) mori vendin e portugezit Rafael Lopes.

Fitorja 1-2 e Legias i shkon për shtat edhe Muçit i cili nis mbarë aventurën polake me gjigandët e Legia Varshavë.

Muçi ka firmosur për 500 mijë euro (4.5 vite) dhe bonuset e rrisin deri në 650. Talenti i Ballkanit është cilësuar nga klubi i ri. Legia kryeson renditjen me 39 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!