Duka interpretohet nga ‘The Sun’, Europiani në Angli

UEFA ende nuk ka dalë me një vendim ndryshe. Euro 2020 do luhet në 12 vende të Europës. Por spekulimet rreth Anglisë për tu bërë si i vetmi organizator i ‘Euro 2020’, u rritën pas komenteve nga kreu i FSHF.

‘The Sun’ ka ndjekur me vemendje deklaratat e presidentit të FSHF, dhënë radio ‘Kiss Kiss Napoli’ sot. Pas deklaratave të Anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, anglezët mendojnë se mund të organizojnë të vetëm europianin.

“Armand Duka, anëtar i komitetit ekzekutiv të Uefa, i tha një stacioni radioje italiane: “Kjo nuk varet nga Uefa – varet nga autoritetet në secilin vend.

“Ata kanë vendosur të lejojnë tifozët në Angli dhe shpresojmë se do të ndodhë edhe në pjesën tjetër të Evropës.

“Shpresa është që Euro 2020 të luhet me 50 % kapacitete tifozësh në tribuna.

“E mundur që të mund të luhet vetëm në Angli.

“Por kanë mbetur edhe katër ose pesë muaj.

“Le të shohim nëse situata do të ndryshojë. Nëse jo, Anglia mbetet një mundësi ”, shkruan The Sun duke përmbledhur atë që ka lexuar te Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!