Tjetër medalje ‘Ari’ për Smajlaj

Izmir Smajlaj nuk surprizon më. Shkodrani pasi fitoi medaljene artë në Ballkaniadën e Stambollit pak ditë më parë, sot ka arritur një tjetër të Artë në kërcim së gjati. Një tjetër medalje Ari, pikërisht në Beograd, aty ku u shpall kampion europe në kërcim së gjati në 2017-ën me 8.08 metra.

Kësaj radhe, bëhej fjalë për mitingun ndërkombëtar të sallave të mbyllura, “Serbian open indoor meeting”, me pjesëmarrës nga Serbia, Franca, Greqia, Sllovenia Kroacia Shqipëria dhe Bullgaria. Shkodrani fitoi me të njëjtin rezultat si në Stamboll 7.91, duke marrë medaljen e artë.

Për Shqipërinë pati edhe një medalje tjetër në këtë event. Ajo erdhi nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente të argjendën, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!