Siti kalon Gladbahun, Reali fiton në fund

Mançester Siti jo më kot kuotohet si pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion europe në fund të kompeticionit. Edhe sot ndaj gjermanëve të Borusia Mynshengladbah, formacioni i Guardiolës fitoi thjeshtë në Budapest ndaj ‘vendasëve’ të Bundesligës.

Në të 29-ën një top i hedhur nga majta, gjen te shtylla e dytë Bernardo Silven i cili me kokë e kalon topin në rrjetë. Në të 65-ën ishte Gabriel Zhezus që dyfishoi për qytetarët.

Në Bergamo Atalanta i bëri ballë Realit deri në fund të takimit por në fund kur luhej e 86-ta Mendi shënoi golin e fitores për të bardhët nga Madridi.

Një sfidë e cila bën krenare skuadrën e Gasperinit në forcë të së cilës ishte edhe Gjimshiti pasi vendasit që nga minuta e 17-të, luajtën pa Freuler i ndëshkuar me të kuqe. Tejet e dyshimtë…

Liga e Kampionëve:

Atalanta- Real 0-1

Gladbah- Siti 0-2 (Budapest)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!