Liverpul e bën ‘baltë’, bien edhe Bajerni e Atletiko Madrid

Liverpul pa busull në Premier League. E mund edhe Everton në një sfidë mes dy skuadrave të një qyteti. Humbja e 4 radhazi akuzon jo vetëm kampionët e Anglisë por dhe teknikun Jurgen Klop. Everton me Ançelotin në timon, merr tre pikët në “Anfield” pas 22 vitesh.
Në Bundesligë emri i skuadrës triumfatore e ka emrin Eintraht Frankfurt. Skuadra ka patur përballë Bajern Mynih ndërsa ka fituar 2-1 duke futur në kolaps renditjen aktuale. Fiton dhe Dortmund në derbi me Shalken 0-4.
Por surprizat nuk kanë të sosur. Në La Liga, befasia vjen nga Atletiko Madrid në fushën e saj. E mund Levante 0-2 kur para 4 ditëve, këto skuadra u ndeshën sërish në një duel të prapamebetur me Enis Bardhin golashënues (1-1).
Ndeshjet sot në 4 kampionate kryesore në Europë:
Seria A:
Lacio- Sampdoria 1-0
Xhenova- Verona 2-2
Sasuolo- Bolonja 1-1
Premier League:
Sauthempton-Çelsi 1-1
Bërnli-Uest Bromuiç 0-0
Liverpul-Everton 0-2
Fulham-Shefild Utd 1-0
La Liga:
Elce- Eibar 1-0
At. Madrid- Levante 0-2
Valencia-Selta Vigo 2-0
Vajadolid- Real Madrid 0-1
Bundesliga:
Gladbah-Mainz 1-2
Frajburg- Union Berlin 0-1
Eintraht-Bajern Mynih 2-1
Këln-Shtutgart 0-1
Shalke- Dortmund 0-4