Tola, ‘slalomi’ prej kampioni në ski

Skiatori shqiptar Erjon Tola arrin reazultat historik në Botërorin e Skive që po zhvillohet në alpet Dolomite, në Kortina D’Ampeco, Itali.

Tola u radhit i 34-ti ndërsa në salomin madhështor në Apenine morën pjesë 120 skiatorë nga 73 vende të botës. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka patur këtë sukses në Botërorin e Skive apo në Lojërat Olimpike Dimërore.

Por kulmi i garave për sportistët shqiptarë vjen nesër në garën finale të slalomit. Përpos Tolës, Shqipëria përfaqësohet edhe nga Kiara Di Kamilo për femra. Për meshkuj, në kualifikueset e slalomit, do të garojnë Vasil Veriga, Kevin Qerimi dhe Ezio Leoneti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!