Tetova: Teuta? Uroj t’ja dalim mbanë

Për javën e 20-të, Tirana-Teuta kryesfida e ditës nesër në “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 13:00.

Në mungesë të trajnerit Shehi të izoluar për shenjat e COVID, para mediave ndihmësi Edlir Tetova. Takim i veçantë pasi thuajse i gjithë stafi teknik i bardhebluve vjen nga Durrësi. Tetova flet si profesionist…

Shehi?

“Orges Shehi është i izoluar dhe do të kthehet shumë shpejt në ekip. Kaq mund të them për momentin”.

Teuta?

“Teuta është një ekip që ka bërë mirë gjatë këtyre viteve, sidomos kampionatet e fundit. Sigurisht edhe këtë sezon po bën mirë. Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Djemtë janë paraqitur shumë mirë në stërvitje dhe ne presim që ata të bëjnë më të mirën në fushën e lojës. Çdo gjë do t’ia lemë fushës, ditën e ndeshjes”.

A ka ndikuar humbja me Kukësin te Tirana?

 “Nuk ka ndikuar aspak në gjendjen psikologjike të skuadrës, sepse lojtarët ishin të ndërgjegjshëm që bënë mirë atë ndeshje, thjesht te pjesa para portës duhet të ishin më konkretizues për të shënuar golin. U ndëshkuam nga një episod, kështu që, themi që të bëjmë përpara dhe të vazhdojmë punën siç kemi vazhduar këtë javë për të pritur ndeshjen e radhës.

Ai është një kapitull i mbyllur dhe ne duhet të shikojmë përpara. Në lojë janë edhe 51 pikë, që janë gati gjysma e kampionatit, kështu që ne kemi objektiv ndeshjen e radhës. Shpresoj t’ia dalim mbanë”.

Mungesat? 

“Patjetër që mungesat janë shumë të rëndësishme. Torasa vuan dëmtimin e gjurit akoma. Shpresojmë, që me ndihmën e mjekëve nga java tjetër të fillojë stërvitjen. Është mungesa e Najdovskit, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID, dhe Danso me 4 kartonë të verdhë. Grupi tjetër i lojtarëve që është paraqitur në stërvitje ka punuar maksimalisht, shpresoj t’ia dalim sa më mirë”.

Kundër Teutës si durrsak…

 “Ne bëjmë pjesë te kjo lloj pune. Sot jemi këtu, nesër jemi atje. Sigurisht, është ekipi i qytetit tim, por unë do të bëjë më të mirën për Tiranën. Kjo është puna ime si profesionist”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!