Duka uron Ademin dhe mbarë Kosovën

Në ditën e festës së Pavarësisë së Kosovës shtet, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një telegrami, ka uruar presidentin e Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, komunitetin e futbollit Dardan si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë.

Në përshendetjen e tij Z Duka evidenton faktin që tani Kosova në futboll, është anëtare e rregullt dhe me të drejta të plota të FIFA-s dhe UEFA-s. Kreu i FSHF-së shton se ecuria e pozitive e Kosovës në sport, e ka ndihmuar vetë shtetin për tu njohur më me shpejtësi në arenën ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!