Anjeli- Konte, nuk mbaron kurrë

Pavarësisht incidentit,duket se presidenti bardhezi, nuk merr në konsideratë hipotezën për heqje të yllit…

Përplasja e trajnerit zikaltër Antonio Konte me pjesën e stolit bardhezi, e më pas me presidentin Andrea Anjeli gjatë Juve- Inter, nuk është mbyllur ende.

Tifozët e Juventus vijojnë të flasin dhe të akuzojnë ish mesfushorin dhe ish- trajnerin e tyre duke mos ia falur gjestin me gishtin e mesit drejtuar kundërshtarëve në Kupë.

Por pas përgjigjes së Anjelit dhe peticionit të fansave për të hequr yllin e Kontes nga ‘Allianz Stadium’ edhe sot mediat sportive duket se kryqëzojnë trajnerin e Interit me tituj bombastikë.

Ish- kapiteni bardhezi nga viti 1996-2001, pritet të kalojë jo mirë me Juventusin dhe mbështetësit e klubit nga Torino.

“Armiku më i mirë’,”Nga yll në stallier”,”Anjeli-Konte raport i bardhë” apo “Anjeli- Konte nuk mbaron kurrë’, disa nga titujt në faqet e para sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!