Atalanta në finale, Napoli nuk ‘duket’

Gjysmëfinale e Kupës së Italisë: Atalanta- Napoli 3-1 (0-0 e vajtjes)

Atalanta e Berat Gjimshitit, shkon në finalen e 19 majit me Juventusin e Torinos.

Në sfidën e kthimit sot në Bergamo, ekipi i Gasperinit e nisi furishëm ndeshjen me napolitanët pjesë e të cilëve në fushë, ishin dy mbrojtësit shqiptarë Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani.

Një gol i Zapatës në të 10-ën la me gojë ‘hapur’ jo vetëm dy skuadrat në fushë por dhe tifozët para ekranit të madh. Goditja potente e kolumbianit shkon “plumb pushke” aty ku Ospina, bashkëatdhetari i tij, nuk mbërrin dot. Por pa ka kaluar as 6 minuta (16′), vjen goli dytë për bergamaskët me Pesinën.

Në start të së dytës Napoli shkurton me Lozanon (53′) dhe humb një mundësi ideale për të barazuar në të 71-ën por më pas mbrëmja festive Atalantës, merr udhë nga goli i dytë personal i Pesinës teksa në të 78-ën bën 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!