U21 planifikon miqësore në Doha

Kombëtarja e Kosovës U21, u shortua për herë të dytë radhazi në grup me Shqipërinë U21 për fazën kualifikuese. Dhe menjëherë Dardanët e teknikut Mikel Nes, kanë gjetur miqësoren e parë.

Në 26 mars, Kosova U21,do të udhëtojë drejt Katarit për tu përballur me homologët e tyre në Doha.

Miqësorja me Katarin vjen si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

Ndeshja në Katar e cila mund të mos jetë e vetmja, do t’i shërbejë Kombëtares U21 për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Europianit 2023.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin G dhe gjëndet së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!