UEFA pas Budapestit hidhet në Itali

Për shkak të emergjencës së COVID-19 dhe mbi të gjitha kufizimeve të reja më të ashpra të vendosura nga vendet me situatat më problematike, nga Spanja në Angli dhe Gjermani, UEFA ka zgjedhur Italinë si vend alternativ për ndeshjet e Ligës së Evropës midis Benfikës dhe Arsenalit si dhe të Real Sociedad-Mançester Junajtid.

Ndeshja e parë, e vlefshme për ndeshjen e parë të raundit të dytë e planifikuar për në 21 të enjten 18 shkurt, do të luhet në ‘Olimpico’ të Romës, ndërsa ndeshja tjetër do të luhet në ‘Allianz Stadium’ të Torinos.

Ndërkaq sipas zërave të fundit që vijnë nga Spanja, edhe ndeshja e parë e raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve midis Atletiko Madrid dhe Çelsit është në rrezik dhe me shumë gjasë do merret një vendim nga UEFA për ta spostuar ose në Xhenova ose në Bukuresht.

Për raundin e 1/16 të Champions League, UEFA ka zyrtarizuar transferimin e Borusia Mynshengladbah-Mançester Siti dhe Lajpcig-Liverpul në Budapest.

Kaosi me kompeticionet e mëdha të UEFA-s, për shkak të pandemisë globale vijon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!