Kupa i fton në apel, Juve- Inter një biletë finaleje

Gjysmëfinale e kthimit: Juventus- Inter (2-1 e vajtjes) në ‘Allianz Stadium’ 20:45.

Kupa e Italisë është gati për takimet e kthimit: në Torino dhe Bergamo dy gjysmëfinalet nga të cilat do të dalin finalistët e edicionit 2020/21.

Juventus i cili mundi në të vajtjes Interin 1-2 sot në Torino për të prerë biletën e parë të finales ndërsa nesër në Bergamo, Atalanta- Napoli për biletën e dytë. Takimi i parë ka përfunduar 0-0. Kjo sfidë luhet nesër.

Sakaq si Juve ashtu dhe Inter vijnë sot në 20:45 me disa ndryshime në përbërje por dhe më shumë futbollistë që rrezikojnë kartonët e penalizimit për në finale. Mes tyre Ronaldo te Juventus.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-4-2): Bufon; Kuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Kieza, Rabiot, Bentankur, Bernardeski; Kulusevski, Ronaldo.
Tr: A.Pirlo.

INTER (3-5-2): Handanoviç; Shkriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Eriksen, Perisiç/Darmian; Lukaku, Lautaro Martinez
Tr: A.Konte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!