Maldini: Zlatan ka gati kontratën e re…

Zlatan i tha klubit: “Varet nga kondicioni fizik dhe përgjigja e trupit”

Drejtori sportiv i Milanit Paolo Maldini ka shprehur versionin e tij lidhur me një zgjatje kontrate të suedezit edhe pas këtij sezoni. 39 vjeçari falë paraqitjeve të tij, i ka dhënë një shtysë të madhe grupit kuqezi drejt majës së Seria A.

Maldini thotë:

Zlatan? Ne jemi një nga skuadrat më të reja në Evropë, ekipi ka nevojë për një lider si ai. U përpoqëm të nënshkruajmë me atë që në 2018-ën por ai ishte te LA Galaxy.

Rinovimi? Ai tha se do të varet nga trupi i tij”. Kështu foli drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini në intervistën për Bein Sports: “Por nëse kjo formë vazhdon ,ai mund të jetë përsëri me ne vitin e ardhshëm “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!