Pas incidentëve në Marsejë, ikën Boash

Merr shkas nga një afrim pa ‘leje’ por Vijas Boash e kishte mbushur “kupën”.
Portugezi Andre Vijas Boash, pas shantazheve dhe incidentëve te fundit te Olimpik Marsejë, ka kërkuar dorëheqjen nga stoli i marsejezëve.
Gjatë konferencës për shtyp e ka konfirmuar vetë tekniku luzitan ku ka deklaruar se ardhja e lojtarit Olivier Ntcham, e bëri të largohet vetë nga roli i trajnerit nga skuadra marsejeze:
“Kisha refuzuar ardhjen e lojtarit Ntcham. Nuk jam dakord me politikën sportive të klubit dhe po jap dorëheqjen time. Nuk më kanë kthyer as përgjigje përse e bënë. E dashuroj Marseille, por personaliteti im nuk preket. Nuk dëshiroj para, asgjë, thjesht dua të largohem”, ishin fjalët e teknikut.
Ndërkaq, tifozët hynë në ndërtesën e sporteve dhe “thyen gjithçka” javën e kaluar. Një lojtar thuhet se u godit. Sulmuan dhe valixhën e AVB (Andrea Vijas Boash) teksa u hap dhe u plaçkit. Një motiv më shumë për të ikur nga Marseja.
Klubi fill pas konferencës së trajnerit, ka dalë me njoftimin duke e shkarkuar zyrtarisht.