Marseja në kaos, tifozët dhunojnë skuadrën

Situatë lufte te klubi i Olimpik Marsejë. Tri humbje radhazi në kampionat kanë sjellë protesta të shumta ndaj ekipit të drejtuar nga Andre Vijas Boash, me portugezin që ka muaj të tërë që ka hyrë në konflikt me drejtuesit.
Njoftime të ndryshme të mediave europiane, theksojnë se 300 tifozë sulmuan terrenin stërvitor të Olimpik Marsejë. Një lojtar u godit nga një metal, shtatë policë u plagosën dhe 25 mbështetës u arrestuan.
Tifozë që hynë në ndërtesën e sporteve dhe “thyen gjithçka”. Një lojtar thuhet se u godit dhe valixhja e AVB (Andrea Vijas Boash) u hap dhe u plaçkit. Autobusi goditet me gurë.
