Tajson Furi pret nga Parisi të 6-tin

Kampioni i botës në Boks, Tajson Furison Furi ka zbuluar se gruaja Paris është shtatzënë me fëmijën e gjashtë të çiftit.

Dyshja tashmë ka pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza, dhe tani janë të vendosur të mirëpresin një tjetër krijesë.

Djemtë quhen Princi John James, Princi Tyson Fury II dhe Princi Adonis Amaziah me dy vajzat e quajtura Valencia dhe Venezuela.

Furi zbuloi:

”Parisi është përsëri shtatzënë dhe Zoti na ka bekuar me një fëmijë tjetër dhe unë jam shumë mirënjohës.Kam një grua të bukur, fëmijë të bukur, ata janë të gjithë të shëndetshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme, shëndeti është kryesor”.

Ndërkaq, muaj më parë (pasqyruar nga Sporti im në kohë reale), menaxheri Edi Hërn pati konfirmuar se Entoni Xhoshua dhe Tajson Furi kanë arritur marrëveshjen për tu ndeshur në ring gjatë vitit 2021.Furi duket i kompletuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!