Ruli i sigurtë, Smajlaj kap… majat

Në mitingun ndërkombëtar i sallave të mbyllura atleti shkodran Izmir Smajlaj mori të shtunën medaljen e artë në kërcim së gjati. Ai u ndal te rezultati 7.90 metra duke zënë vendin e parë. Ndonëse ky aktivitet në Vienë ishte testues atleti 27 vjeçar, tregoi se ka lënë pas dëmtimet ndërsa premton arritje të nivelit të lartë ndërkombëtar.

I kontaktuar nga ‘Sporti im.al’,trajneri, njëherazi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikes,Gjergj Rruli, tha se atleti i tij, ka si objektiv të kërcejë gjatë 2021-it deri në 8.30 metra.

‘Smajlaj është duke pasqyruar më së miri kualitetet që zotëron dhe këtë e shfaqi edhe ne Vienë, teksa meritoi medaljen e artë. Ka prioritet të rritet nga gara në garë dhe gjatë muajit shkurt kur të jemi në Ballkaniadë, më vonë në Europian apo Lojërat Olimpike të Tokios. Objektivi i vitit 8.30 metra”.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!