Blof i Junajtid, Tuhel debuton thatë…

Në Premier League teksa luhet java e 20-të, kanë nisur të konturohen skuadrat në klasifikim. Kështu sot Mançester Junajtid zhgënjeu totalisht në sfidën shtëpiake me Shefild Utd renditur i fundit në tabelën me 20 skuadra.
Ndeshja u mbyll turpshëm për vendasit me shifrat teknikë 1-2. Ndërkaq debuton me një barazim Tuhel në timonin e Çelsit. Londinezët nuk shkuan më tej se barazimi 0-0 me Uolves në ‘Stamford Bridxhe’.
Në anën tjetër dueli i ditës, Everton- Lester u mbyll 1-1. Goli i Hames Rodriguez për ekipin e Ançelotit (30′), u neutralizua nga ‘dhelpra’ Juri Tielemens në të 67′.
Bërnli- Atson Villa 3-2 dhe Brajton-Fulham 0-0, ishin ndeshjet e tjera të ditës në Angli.
Premier, java e 20:
Everton- Lester 1-1
Bërnli- Atson Villa 3-2
Brajton-Fulham 0-0
Mançester Junajtid -Shefild Utd 1-2
Çelsi- Uolves 0-0