Liverpul ‘damkos’ Totenhemin e gafave në mbrojte

Premier, java e 20: Totenhem-Liverpul 1-3
Ndeshje kartolinë ajo e fundit për të 20-tën në Premier League. Totenhem-Liverpul dhuruan spektakël që nga starti e deri në frymën e fundit në një duel titanësh që të kujton finalen e Champions League.
Që në të tretën Son shënon një gol të bukur për vendasit por VAR e kap në pozicion jashtë loje. Kur ndeshja po shkondte drejt fundit të pjesës së parë një gabim trashanik i Dajer dhe portierit Loris i jep mundësi Firminos të shtyjë nga fare pranë për 0-1.
E dyta nis zjarr. Fillimisht ‘Reds’ e Jurgen Klop shënojnë të dytin me Aleksandër Arnlod(47′) pas një tjetër pasigurie të Loris. Veçse pa kaluar as 2 minuta, Hojberg për Totenhem shënon një supergol.
Shpresave të Sursave për të barazuar i jep një goditje tjetër Salah, por sërish VAR anulon golin e egjiptianit pas një prekje me dorë të Firminos.
Megjithatë kampionët e Anglisë do të trefishojnë me Mane në të 65. Edhe këtë radhë gabon mbrojtja vendase që përfundimisht “çmend” Murinjon.