E 15-ta, Bylis dhe Kastrioti për të ndalur kryesuesit

Me derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana në program për tu luajtur nesër në ‘Elbasan Arena’, sot 4 çiftet e tjera të Kategorisë Superiore në fushë.

Për javën e 15-të do të luhet në Fier, Laç, Kamzë dhe Ballsh.

Apolonia- Kukësi, Laçi- Skënderbeu, Kastrioti- Teuta dhe Bylis- Vllaznia janë duelet e sotme të cilat sipas programit nisin nga ora 13:45.

Në ‘Adush Muça’, Bylis me misionin e madh për të ndalur kryesuesit në mënyrë që ti ikin zonës së fundit në tabelë. Përforcimet e djeshme dhe Dovedan për të nxjerrë më të mirën grupit që drejton prej 3 sezonesh.

Vllaznia për të treguar se është ajo skuadra për tu mundur.

Ndeshje me intensitet dhe me shumë të panjohura duket edhe sfida e Kamzës te përballja Kastrioti-Teuta. Krutanët shpesh kanë treguar se në strehëzën e adoptuar si të personalizuar, kanë ditur të marrin fitore ndaj të mëdhave.

Teuta e ka të ndaluar të gabojë. Kreu nuk lejon hapa fals aq më tepër që durrsakët janë kritikuar në këtë pjesë të garës se nuk kanë marrë më të mirën.

Laçi ka një takim të lehtë në shtëpi dhe Skënderbeu ka pak gjasa ti surprizojë. Jo pa interes sfida Apolonia- Kukësi.Vendasit me Kamaratën në krye kanë marrë në tri javë 7 pikë ndërsa miqtë kanë precepituar në fund përmes 4 humbjeve radhazi.

Java e 15-të, 13:45

Apolonia- Kukësi

Laçi- Skënderbeu

Kastrioti- Teuta

Bylis- Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!