Vllaznia tri pikë të arta në Ballsh
Ardit Hoxhaj një ish i Bylis, ngjitet në piedestal duke mos ia lënë rastësisë paraqitjet vetjake me bluzën e re. Sot me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, vlonjati ecën duke shënuar sërish e dhënë tri pikë me aromë titulli kuqebluve.
Për më tepër, Hoxhaj me statusin e ish lojtarit, duhet ‘falur’ për atë festë të çmendur në limite të ndeshjes Bylis- Vllaznia 0-1…
Teuta ka mundur Kastriotin me rezultatin 0-1 në një takim të luajtur në Kamëz. Dejvi Bregu me një goditje dënimi shtangu vendasit duke i dhënë fitorene çmuar skudrës së Edi Martinit në mesin e fraksionit të dytë.
Apolonia pas fitores me Laçin për javën e 14-të, sot mundet në “Loni Papuçiu” nga Kukësi. Verilindorët, pas katër humbjesh radhazi,gjejnë tri pikë ndërsa fitojnë në shifrat 1-3. Agim Ibrahimi, Peposhi dhe Eze, autorët e golave ndërsa për bardhjeshilët shënoi Smaçi.
Laçi- Skënderbeu u luajt nën presionin e vendasëve të cilët shënuan një gol e goditën dy herë shtyllën. Megjithatë në duelin e dy skuadrave që kanë fituar më shumë trofe në dekadën e fundit, fillimisht ka shënuar ekipi korçar i drejtuar sot nga Gentian Liçi. Nuabueze barazon nga penalltia.
Rezultatet e javës së 15-të:
Bylis- Vllaznia 0-1
Laçi- Skënderbeu 1-1
Kastrioti- Teuta 0-1 (Kamëz)
Apolonia- Kukësi 1-3