Kato: Lojrat Olimpike pa vaksinë

Administrata e Kryeministrit Yoshihide Suga është e vendosur në zhvillimin e Lojërave Olimpike

Zëdhënësi i Qeverisë Japoneze, Katsunobu Kato, tha të martën se vaksinimi në Japoni kundër COVID-19 nuk është një kërkesë e detyrueshme për Olimpiadën e Tokios këtë verë.

Ai thotë se Komiteti punon në menaxhimin dhe parandalimin e infeksionit famëkeq. “Komiteti po heton në mënyrë që Lojërat Olimpike të jenë të sigurta edhe pa vaksinën duke kryer testet e nevojshme dhe sjelljet kontrolluese “,tha Kato sot në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Ndërkaq, administrata e Kryeministrit Yoshihide Suga është e vendosur në zhvillimin e Lojërave Olimpike. Gjatë ditës së hapjes së seancës parlamentare ai siguroi se vendi mbetet i përkushtuar në mbajtjen e ‘Lojërave Tokyo 2020’, të cilat për shkak të pandemisë globale, janë shtyrë deri në korrik 2021.

Japonia ende nuk ka aprovuar përdorimin emergjent të ndonjë prej vaksinave në qarkullim. Ata janë në pritje të përfundimit të një studimi lokal mbi efikasitetin e saj mes japonezëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!