Prezantohet Shkëmbi, Ballkani konkret

Ishte bërë pjesë e skuadrës nga Suhareka që në dhjetor të vitit të kaluar por vetëm sot Bledi Shkëmbi është prezantuar si trajner te Ballkani në Ipko Superligën e Kosovës.

Korçari ka një eksperiencë modeste si trajner pasi më herët ka drejtuar Lirinë e Prizrenit dhe Teutën e Durrësit.

Ballkani i shkoi shumë pranë fitimit të titullit kampion edicionin e kaluar dhe këtë sezon e nisi si kryesues derisa Drita nisi marshimin drejt kreut. Me Shkëmbin në bord, Ballkani pritet të hedhë vështrimin drejt afrimit të ndonjë futbollisti nga tregu i Shqipërisë.

Njoftimi:

“FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, prezantimin zyrtar të Kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunotrëve të tij, Francesco Vitobello në cilësi të ndihmësi trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional.

Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore. Na priftë e mbara”, shkruan klubi nga Suhareka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!