Pas Mesit në 2012-n, sot Pele, ‘sulmoi’ edhe Ronaldon

Golashënuesi më i mirë në histori më 1283 gola”,shkruan Edson Arantes do Nascimento-Pele.

Dy golat e Kristiano Ronaldos dje ndaj Udinezes me rekordin e ri të tij teksa parakaloi mbretin Pele (757) me 758 gola, ka nxitur përgjatë gjithë ditës së sotme reagime gjithfarësh.

Edhe ‘Globe Soccer Awards’ e cila shpalli Ronaldon si futbollistin e Shekullit në 27 dhjetor, postoi një listë me golat e njohur zyrtarisht duke evidentuar faktin që portugezi, ka parakaluar Pele-n dhe është në kërkim të thyerjes së rekordit absolut të Bican (759 gola)

Ndërkaq, vetë Pele sot, në një postim në rrjete, ka ngritur ‘zërin’ duke shkruar se ai është autor i 1283 golave në të gjithë kompeticionet. Pa folur për trofetë e brazilianit me tri Kupa bote.

Pele, pati sulmuar edhe Lionel Mesin vite më përpara teksa në përgjigje të pyetjes ‘Pele apo Mesi’, Pele deklaronte për ‘Le Monde’: “Kur Messi të ketë shënuar 1283 gola dhe të ketë fituar 3 Kupa Bote, atëherë flasim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!