Gjici: Gega kishte kërkuar tri herë largimin

Humbje në fushë e humbje në staf. Kjo është situata me Kukësin e presidentit të nderit Safet Gjici. Në ‘Top Channel’ Gjici tha të hënën se Gega edhe më herët kishte ofruar 3 herë të tjera dorëheqjen. Argumentë të cilat mund të provohen 100% nga vetë ish-trajneri…

Nuk ka ndodhur asnjëherë që Partizani të mundë 4-1 Kukësin. Me trajnerin kemi pas një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai gjatë kohës që ishte me COVID, nuk kujdesej për shëndetin e tij, por e kishte mendjen te klubi.

Gjatë kohës që ka qenë me Covid ai na ka ofru 3 herë dorëheqjen por klubi i Kukësit e ka refuzuar. Gega kishte folur me lojtarët dhe drejtorin. Pastaj më telefonoi dhe më tha: Nuk e di pse është kjo ecuri, pse erdhi kjo humbje. E kishte bërë fakt të kryer”- tha Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!