Brdariç: Në Tiranë për tri pikë

Tekniku:”Dua të falenderoj Voltanën , Xhaferin, Suadin, Matkon dhe të gjithë ata që bashkëpunuan”

Brdariç i shoqëruar nga kapiteni Gurishta sot paradite në konferencë për shtyp. Trajneri kroato-gjerman, përpara se të ndeshet nesër në kryeqytet me Tiranën, tha ndër të tjera se Vllaznia shkon në transfertë për të fituar.

Nuk ka asnjë mesazh për homologun teksa i bëhët e ditur se Dede e quan me fat fitoren e Vllaznisë fazën e parë në Shkodër. Falenderon bashkëpuntorët…

Tomas Brdariç:

Vllaznia kampione dimri …

“Deri tani kemi dhënë maksimumin dhe për këtë dua të falenderoj ekipin, stafin për forcën dhe fuqinë që kanë pasur gjithë kohen dhe mendoj se kështu do ta mbyllim dhe nesër.”

Tekniku i Tiranës ka thënë se Vllaznia fitoi me fat…

Do të luajmë maksimumin e fuqive tonë, njësoj siç bëmë me Skënderbeun në ndeshjen e fundit, ku fituam 5-1. Korçarët janë ekip i mirë, por rezultati ishte i tillë. Kemi edhe 24 orë kohë në përgatitjen e ndeshjes me Tiranën”

Mesazhi?

Nuk kam ndonjë mesazh për Dedën, secili ka mendimin e tij. Ndeshjet janë historike, të gjithë duan me fituar. Ne jemi të fokusuar vetëm te qëllimi ynë për të fituar. S’kam asgjë për ti thënë Dedes.

Ndaj Tiranës kompozimi si me Skënderbeun?

Më vjen keq pasi Da Silva nuk do të jetë në lojë për tërheqje muskulore, pjesa tjetër po ajo.

Dunga?

“Na vjen keq që na mungon dhe unë e përshëndes dhe i them kur do vish?”

Merkato?

Janë disa lëvizje si Lekaj që shkon në Kosovë apo Isufi, por ne jemi të përqëndruar vetëm te ndeshja e nesërme. Do kemi më pas dy-tri ditë kohë me mendu për të ardhmen”.

Çarë dëshiron Brdariç në 2021 me Vllazninë?

Me ec përpara në të njëjtën rrugë. Është me rëndësi shëndeti i lojtarëve, i atyre që na drejtojnë ndërsa ne do vijojmë punën. Dua të falenderoj Voltanën , Xhaferin, Suadin, Matkon dhe të gjithë ata që bashkëpunuan”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!