Hallaçi merr vendin e Gegës

Drejtimin e Kukësit pas Skënder Gegës e ka marrë Rrahman Hallaçi, deri dje me rol ndihmësi te verilindorët. Në fakt ish- kapiteni i Kukësit e drejtoi skuadrën si trajner i parë në momentin e infektimit të tropojanit 57 vjeçar me COVID-19.

Kukësi në njoftim:

“Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.

Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit, si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner!

Suksese profesor Hallaçi!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!