Ballkani zgjedh Shkëmbin

Bledi Shkëmbi, merr Ballkanin në Ipko. ‘Sporti im’ e deklaroi dy ditë më parë se skuadra nga Suhareka e ka piketuar pasardhësin e Munishit.

Ballkani në një postim ka konfirmuar Bledi Shkëmbin, përmes deklaratës së mëposhtme:  “Mirë se vjen Bledi Shkëmbi! Të dashur tifozë, kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani, Bledi Shkëmbi.

Në fakt korçari e ka aventurën e dytë në Kosovë pasi më herët ka drejtuar Lirinë e Prizrenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!