Vajadolid, portieri fton ‘Fenomenin’ për…penallti

Zhordi Masip portieri 31 vjeçar i Vajadolid në La Liga, zgjati kontratën me ekipin e drejtuar nga Ronaldo ‘Fenomeni’ deri në fund të vitit 2022.

Pyetjes se sa është rritur Vajadolid që nga ardhja e Ronaldo Nazario në 2018 si president, ai ju përgjigj:

Shumë. Prania e Ronaldos menjëherë spikati në aspekte të ndryshme të klubit tonë. Stadiumi është rikonstruktuar, të gjitha objektet janë përmirësuar, si dhe cilësia e udhëtimeve tona … Ardhja e tij ka sjellë entuziazëm , investime në treg për të forcuar skuadrën gjithnjë e më shumë dhe me një projekt emocionues. Mund të themi: Ronaldo është ‘Fenomeni’ edhe si president “.

Mes intervistës ekskluzivive për TuttoMercatoWeb.com nga ish-portieri i Barcelonës, Masip, u ndal te mundësia që Ronaldo Nazario, president (me 51% të aksioneve) të veshë këpucët e të gjuajë ndonjë penallti

A keni pasur mundësi të stërviteni bashkë?
Jo akoma, por mbase së shpejti ne do të jemi në gjendje ta bindim atë që të vëshë këpucët përsëri dhe të marrë një seancë penalltish”tha ndër të tjera portieri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!