Shkëmbi në bisedime me Ballkanin…

Largimi i Munishit nga Ballkani i Suharekës, ka bërë që klubi që renditet në katet e sipërme të Ipko-s, të vihet në ndjekje të një emri të ri për pankinën.

Blendi Shkëmbi, Bekim Isufi dhe Orges Shehi janë emrat e parë që janë lakuar për të marrë timonin e Ballkanit.

Madje për korçarin Shkëmbi teksa më herët ka drejtuar Lirinë e Prizrenit, raportohet se ka patur edhe kontakte.

Megjithatë, ish- mesfushori pohon të kundërtën kur bëhët fjalë për akorde.

“Më kanë kontaktuar para disa ditësh, por nuk ka diçka më shumë për të shtuar. Nuk kam lënë asnjë takim me presidentin Arsim Kabashi”, ka thënë Shkëmbi 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!