Nevil Dede: Ndaj Kukësit solidë

Java e 10- të Kategorisë Superiore ose e para e fazës së dytë ofron një supertakim në “Elbasan Arena”. Tirana udhëton për të gjetur Kukësin pritës në një duel prej të cilit domodso do vijnë disa përgjigje jo vetëm për dy skuadrat por dhe për atë që shpesh konsiderohet si ojektivi parësor i skuadrave, pikët për kreun…

Nevil Dede foli para takimit teksa beson se Tirana do dijë të shkojë te fitorja. Edhe pse ankohet për dëmtimet.

Dede:

Dëmtimet– “Po kalojmë disa probleme, Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa ka qenë e madhe për disa. Uroj ta përballojmë nesër sa më mirë. Të gjithë do japin më shumë nesër kundër Kukësit. Problematika të bezdis, por nuk jam i shqetësuar”.

Torasa – “Ka pasur një problem, por na ka ndihmuar në çdo ndeshje. Ai ka karakter luftëtari. Sakrifikoi në Korçë dhe bëri një ndeshje të mirë, si ai ashtu edhe skuadra”.

Kukësi? – “Kukësi është një ekip i fortë. Duam të shprehemi mirë, të jemi solidë dhe të përfaqësojmë fanellën. Duam të shkojmë në rrugën e vjetshme. Nuk është se kemi ecur shumë mirë deri tani.

Ajo që e rrit këtë klub janë prodhimi që vjen nga akademia. Është bërë punë e mirë dhe kjo më intereson. Ata e ndjejnë fanellën dhe e duan. Ata që e duan mund të japin edhe më shumë nga vetja”.

Kritikat – “Ky grup po bën mirë dhe vetëm prej pikëve opinioni mund të bëjë kritika. Kemi shumë të rinj, mund të kenë luhatje. Edhe pse të rinj, kanë pasur pak luhatje. Kjo më ngroh mua”.

Melo, Asani? – “Janë lojtarë të Partizanit dhe nuk komentoj emrat e tyre. Kualitet kanë, normal, pasi e kanë treguar. E përsëris që lojtarët e mirë i do çdo ekip. Këtë ua kam thënë edhe në konferencat e mëparshme”.

Tirana favorite?– “Jam i bindur se Tirana do të humbë shumë pak ndeshje, por sa do fitojmë mbetet për t’u parë. Ndokush thotë që ishte dështim barazimi me Skënderbeun. Luajtëm në sulm dhe normalisht lihen hapësira prapa. Nëse fitojmë nesër, do i rikuperojmë ato tre pikë dhe do afrohemi shpejt.

E shikojmë nesër hapin e Kukësit në krahasim me ne. Nëse do jetë një hap më lart se ne, do e shohim. Unë mendoj se ne jemi favoritë nesër përsëri. Ne jemi Tirana, pavarësisht problematikës së mungesave, ne kemi akoma lojtarë, energji dhe burime brenda klubit.

Sikur edhe me 18-vjeçarë të luajmë ne, do jemi më superiorë se ata. Skuadrës i vë notën 8. Po shënonim 3-4 gola më tepër do t’i vendosja notën 9. Tiranën e shoh vetëm rival të vetes së saj.

Kemi shpërdoruar shumë raste dhe minuta, kjo është problematika jonë. Ne duhet të përmirësojmë veten dhe nëse e bëjmë kjo është gjëja më pozitive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!