Martini i bindur: Fitojmë në Korçë

Teuta luan sërish jashtë ndërsa nesër e pret Skënderbeu. Një duel që edhe pse kualitetet e të dyja skuadrave për nga cilësia janë në raport të zhdrejtë, sërish mbart në ‘fshehtësi’të panjohurën e pikëve.

Ndoshta jo për teknikun Edi Martini teksa sot tha për shtyp se Teuta shkon për ta fituar ndeshjen…

Martini:

Me Skënderbeun në transfertë…

“Do të shkojmë në Korçë për të bërë një ndeshje, siç dimë ne të luajmë dhe do e fitojmë me patjetër. Mungesa e Aleksit i prish planet, megjithatë ne jemi skuadër me kontingjent mjaft të mirë. Pothuajse çdo pozicion është i dubluar, kështu që kemi lojtarë mjaft të mirë në dispozicion dhe deri nesër para ndeshjes do vendos për zëvendësuesin e tij”.

Golat?

“Besoj se sulmuesit do e lirohen dhe do të shënojnë gola. Kanë pasur një moment jo të mirë përpara portës, pavarësisht se kanë bërë ndeshje shumë të mira gjatë 90 minutave, por ashtu si portieri kur pëson një gol është në presion, ashtu janë edhe sulmuesit kur nuk shënojnë.
Ne si ekip dhe si staf do i mbështesim me të gjitha forcat, që edhe ato të lirohen sepse janë lojtarë mjaft të mirë dhe me cilësi. “

Vështirësia?

“Çdo ndeshje është e vështirë dhe ka specifikën e saj. Ne e kemi parasysh shumë mirë se kush është Skënderbeu. Është ekip me djem të rinj dhe lojtarë që vrapojnë shumë. Ne si përballë tyre, Kukësit apo Tiranës do të bëjmë lojën tonë dhe do tentojmë nga minuta e parë, te e fundit të fitojmë ndeshjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!