Dinamo mposht Besëlidhjen dhe kryeson e vetme grupin A

Kategoria e Parë Grupi A: Dinamo-Besëlidhja 2-0: Oriku-Partizani B 0-2

Dinamo dhe Besëlidhja u takuan sot në Pezë-Helmës për të prapambeturën e javës së 7-të në Kategori të Parë.

Të dyja skuadrat pretendetnte për të fituar Grupin A, luftuan shumë për të triumfur e marrë tri pikë. Në fakt, Dinamo i bëri më mirë detyrat e ditës duke kaluar përpara shpejt me një gol të shënuar nga Da Silva në minutën e 17-të.

Përgjithësisht një ndeshje e dominuar nga 18 herë kampionët e Shqipërisë të cilët shënuan edhe të dytin me Mustafa Xhixhua në të 92’ën. Dinamo shkon në vendin e parë të Grupit A me 16 pikë.

Ndërkaq edhe sfida tjetër e ditës po e këtij grupi, mes Orikut dhe Partizanit B, u fitua nga kryeqytetasit në shifrat 0-2. Marinaj në të 49-ën dhe Allmetaj në të 75’ën, autorët e golave për skuadrën e Dritan Mehmetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!