Befason Drita, ndalet nga debutuesja

Skuadra e Devollit rikthehet te pikët, mbetet në zonën e kuqe.

Trepçe 89 – Drenica, mbyllën pa gola sot përballjen mes tyre në Ipko duke qëndruar thuajse në të njëjtat pozicione por ajo që u duk se ishte vërtetë një suprpzië e madhe lidhet me Dritën e Nuhiut.

Në ndeshjen shtëpiake ndaj debutuesëve të Arbërisë, kryesusi dhe kampioni në fuqi Drita, e pa vetën në avantazh të një goli kur Kastriot Rexha shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 36-ën.

Gjithësesi, skuadra nga Dobraja qëndroi në lojë dhe në fraksionin e dytë gjeti balancën pas autogolit të Namanit (75′).

Megjithë përpjekjet e Dritës shifrat nuk ndyshuan dhe rezultati teknik mbeti 1-1. Në këtë mënyrë Drita humb shansin e madh për tju larguar pas javës së 18-të edhe më shumë Ballkanit që renditet i dyti me dy pikë më pak.

Ipko, java e 18-të

Drita- Arbëria 1-1

Trepçia ’89’-Drenica 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!