Prishtina vendos ‘rend’, thyen Ballkanin

Zekirija Ramadani i ka dhënë shkëlqim skuadrës bardheblu, tani e treta…

Prishtina i shkakton një tjetër humbje Ballkanit të drejtuar nga Ismet Munishi. Në fadil Vokrri’ për llogari të javës së 18-të, skuadra kryeqytetase kaloi fillimisht përpara me Oto Xhon në limite të fraksionit të parë. Por kur kjo pjesë luante minutën e 7 shtesë, vjen barazimi me Berishën (47′).

Pjesa e dytë e gjitha impenjative me vendasit më kërkues. Në fund skuadra bardheblu shpërblehet pasi përmes një penalltie të kontestuar nga ekipi mik realizoi të dytin me B. Krasniqin.

Në sfidën tjetër Llapi mundi Feronikelin 3-2.

Ipko java e 18-të:

Prishtina- Ballkani 2-1

Llapi-Feronikeli 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!