Ish trajneri i Kukësit merr Lirinë e Prizrenit

Naxhi Shensoj, një emër që njeh futbollin shqiptar ndërsa ka drejtuar Bylis duke shkuar deri në finale të Kupës në 2013-tën (humbur me Laçin 0-1) por dhe Kukësin, rikthehet të trajnojë ekipe shqiptare.

Këtë radhë Shensoj ka pranuar të marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit në ligën e parë kosovare.

Sipas drejtuesit të klubit Qemal Krasniqi nga e hëna Liria do udhëhiqet nga tekniku i cili ka trajnuar në 6 shtete të ndyshme. Krasniqi thotë:

Jemi duke bërë një riorganizim të thellë. Ky riorganizim, do të jetë nga shkolla e futbollit deri te ekipi i parë.Për sa i takon ekipit të parë, presim edhe sjelljen 6-7 futbollistëve nga Kosova dhe jashtë saj.Por, futbollistët e sjellur këtë herë do të bëjnë dallimin në cilësi, në mënyrë që të përmbushen objektivat e klubit”

Për këtë lëvizje ka folur edhe vetë tekniku i lindur në Prizren me banim në Turqi.

Do të jetë vështirë, por jo e pamundur.Kam përvojën e duhur ndërkombëtare.Vullneti i qytetit të lindjes, dashuria për të bërë ate që dua, dhe mbështetja e gjithanshme, bashkë me një riorganizim e riselektim të futbollistëve, shpresoj të arrijm objektivin’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!