Dortmund merr 5 gola nga Shtutgard, Lajpcig…

Lajpcig në ndeshjen e sotme fiton tri pikë ndaj Verder dhe merr provizorisht vendin e parë në Bundesligë.

Borusia e Dortmund shkërmoqet në shtëpi nga Shtutgard 1-5 duke demostruar edhe një herë se formacioni i Favre, pa Erling Haland nuk është e njëjta. Me humbjen e sotme në ‘Signal Iduna Park’ verdhezinjtë numërojnë tri humbje në 5 takime të fundit.

Java e 11-të, eci me Gladbach që barazoi 1-1 me Hertha Berlin, Mainz-Hertha 0-1, ndërsa Frajburg i Abrashit, kaloi 2-0 Arminia Bielefeld. Dje Volfsburgu mundi Eintraht 2-1.

Ndeshja e fundit e ditës, Union Berlin-Bajern Mynih prodhoi surprizën e radhës. Debutuesit ndalën kampionët në shifrat 1-1.

Ndeshje sot:

Dortmund-Shtutgard 1-5

Lajpcig-Verder 2-0

Mainz-Këln 0-1

Gladbah-Hertha 1-1

Frajburg-Arminia Bielefeld 2-0

Union Berlin- Bajern Mynih 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!