Ademi takon Shaland në Zyrih, plan konkret

Përfaqësuesja e Kosovës pasi u shortua në Grupin B të Botërorit ‘Katar 2022’ nis të mendojë për projektin afat shkurtër por dhe afatgjatë lidhur me skuadrën dhe projektin e saj.

Në këtë linjë, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Federatës, kanë takuar në Zyrih trajnerin aktual të Kosovës Bernard Shaland.

Në këtë takim, u bisedua në detaje për gjithçka që e pret Kombëtaren A gjatë vitit 2021, duke filluar nga diskutimi për shortin për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022, si dhe nivelin organizativ brenda ekipit. Ishte konstatim i përbashkët se duhet të krijohet një plan konkret i veprimit gjatë kësaj kohe”, shkruan Klan Kosova.

Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes, diskutuan po ashtu jo vetëm për ndeshjet kualifikuese, por edhe për miqësoret e shumta që Kosova do t’ i zhvillojë gjatë vitit 2021, por edhe për situatën aktuale të futbollistëve të Kombëtares nëpër klubet e tyre”, thuhet më tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!