sportiim2

Daku kap 19-ën, nesër shorti i Kupës së Kosovës

Ipko java e 14-të: Drenica- Ballkani 1-2

Mirlind Daku në histori. Ish- sulmuesi i Kukësit në Kategorinë Superiore realizoi sot golin numër 19 në kampionat në 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Ballkanit në Ipko.

Ndaj Drenicës së teknikut Devolli, kryesusei i Superligës së Kosovës shënoi dy gola në pjesën e parë duke i dhënë udhë suksesit të javës jë 14-të e ruajtur kreun me 32 pikë. Drenica është në vendin e pestë me 18 pikë në 14 ndeshje të luajtura.

Sakaq nesër në FFK (Federatën e Futbollit të Kosovës), është parashikuar të hidhet shorti i Dixhitalb Kupa e Kosovës. Ngë 13:00 hidhet shorti i 1/16-ve ku do marrin pjesë 32 skuadra me 10 -të skuadra të Superligës, 20 të Ligës së Parë dhe 2 të Ligës së Tretë.

?>