Superiorja U21 luan javën e tretë

Kategoria Superiore U21 një event i ri futbollistik këtë sezon luajti sot javën e tretë. Bylis fiton edhe takimin e tretë dhe sikurse Vllaznia me skuadrën A, edhe mallkastriotët bëjnë 9 pikë në tri takime. Sot mundën 5-0 Turbinën.

Në Durrës, Teuta mundi Tiranën 1-0 me një gol të Kapllanajat. Me të njëjtin rezultatit fitoi edhe Kastrioti ndaj Football Republic, ndërsa Dinamo triumfoi 1-2 në fushën e Shënkollit.

Edhe Vllaznia e Laçi fituan takimet e tyre duke qëndruar në ndjekje të Bylis me dy pikë më pak.

Rezultate, java e tretë U21 klube:

Bylis- Turbina 5-0

Teuta- Tirana 1-0

Laçi- Apolonia 2-1

Shënkolli- Dinamo 1-2

Akademia e Futbollit- Vllaznia 0-5

Kastrioti- Fotball Republic 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!