Premier League e Anglisë nga 2 dhjetori me tifozë

Premier League po përgatitet të mirëpresë disa nga tifozët e saj në stadiume. Duke filluar nga 2 dhjetori, objektet sportive në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë në gjendje të kthehen për të pritur një numër të kufizuar spektatorësh, në varësi të zonës në të cilën ndodhen.

Në Nivelin 1, i konsideruar me më pak kufizime nga pandemia globale, do të lejohen deri në 4000 tifozë ose 50% e kapacitetit në rastin e impianteve të vogla.

Në Nivelin 2 do të ketë vend për deri në 2000 persona, ndërsa në Nivelin 3 dyert do të qëndrojnë të mbyllura. Për momentin në kategorinë e parë, ai me rrezikun më të ulët epidemiologjik, janë përfshirë vetëm stadiumet e Sauthemptonit dhe Brjatonit.

Qeveria e Boris Xhonson ka specifikuar në detaje protokollet dhe kufizimet për çdo Nivel. Futbolli në angli është luajtur pa tifozë që kur Koronavirus zaptoi botën. Përjashtim në ishull ishte vetëm një miqësore në Brajton mes vendasëve dhe Çelsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!