Enrike: Me Zvicrën jo e lehtë, duam trofe…

Trajneri i Spanjës Luis Enrike foli para takimit të sotëm për Nations me Zvicrën që deri “dje’ quhej ekip shqiptarësh.

ZVICRA – “Është një skuadër që sulmon dhe do të jetë një ndeshje si ajo e para. Janë ekip i fortë në aspektin kolektiv dhe një nga më të mirat në Europë. Punojnë shumë. Unë nuk kam parë statistikat, por shoh se çfarë bëjnë në fushën e lojës. Janë në vendin e katërt në grup, por mund të dalin edhe të parët. Nuk është vlerësim fakti që nuk fitojnë ndeshje. Unë i shoh gjërat me syrin e trajnerit”.

FIFA – “Unë ua kam thënë futbollistëve që duhet të vuajmë, por Spanja është një kombëtare e madhe dhe duhet të luftojë për tituj. Duke grumbulluar rezultate pozitive fitojmë më shumë besim. Por ne do të vlerësohemi gjithmonë për atë që bëjmë në kompeticionet e rëndësishme”.

SKEMA – “Ne luajmë me modulin 4-4-3 por pozicionimi ndryshon gjatë ndeshjes. Të gjitha skemat kanë avantazhe dhe disavantazhe, prandaj na duhet që të përshtatemi gjatë ndeshjes”.

SULMi”Varet nga forma e lojtarëve, e rivalit, nga ideja për futbollin. Varet nga çfarë lojtarësh do të kemi në dispozicion për një ndeshje. Nuk e mbyll derën për asgjë, as për një numër 9 fals, apo një 9 pykë”.

NDESHJET – “Kam vendosur që të bëjmë presing larg në mënyrë që të marrim sa më shpejt topin dhe ta kontrollojmë atë. E di që mund të lëmë edhe shumë hapësira, por kemi armët e duhura për ta evituar. Spanja po rritet nga ndeshja në ndeshje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!