Uzuni: I tregova trajnerit se jam gati…

Ishte mbrëmja e Myrto Uzunit. Futbollisti kuqezi që militon në skuadrën e Ferencvarosh në Hungari, dha një asist dhe shënoi një supergol ndaj Kosovës në miqësoren e sotme të luajtur në ‘Elbasan Arena’ e të mbyllur 2-1 për Shqipërinë.

Disa herë i lënë pa ftesë, beratasi i ardhur nga faza e rekuperimit shëndetësor (javë më parë kaloi Koronavirusin famëkeq) dha përgjigjen konkrete se ai i duhet domosdoshmërisht kësaj Kombëtarjeje.

Pas ndeshjes për Rtsh,tha:

E kisha pritur shumë këtë ndeshje, duke ditur aftësitë e mia. U ktheva pas një kohe të gjatë pas COVID dhe jam i lumtur që u ktheva edhe më i fortë.

Duke njohur veten dhe karakterin isha shumë, shumë keq për shkak të COVID dhe rezultova pozitiv 22-24 ditë. Nuk jam në formën më të mirë e duhet kohë të marr veten, por dua të vazhdoj me këtë ritëm.

Në pjesën e parë isha mbrojtës i majtë, por nuk e kam problem. Me kombëtaren duhet thjesht të luash e japësh maksimumin dhe është trajneri ai që vendos ku luan.

Thjesht desha të shfrytëzoja momentin, t’i tregoja trajnerit që jam gati, shpenzova energji por besoj se do të jem në 100% për ndeshjet e radhës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!