Laroshi i bashkohet kuqezinjëve të U21

Vetë futbollisti ka lajmëruar për ftesën te kuqezinjtë deri në 21 vjeç

Portieri i Turbinës së Cerrikut, 19-vjeçar Vokli Laroshi, është bërë pjesë e skuadrës U21 kuqezi. Xhemal Mustedanagiç teksa do të drejtojë në vend të Bushit të izoluar prej pozivitetit Koronavirus, e ftoi me urgjencë talentin e kuadratit cerrikas për dy takimet me Kosovën dhe Anglinë në kuadër të Euro 2021.

Në fakt duket si një efekt domino pasi me gjasë, portieri Selmani mund ti bashkohet Kombëtares A. Nëse bie ky version atëherë lëvizja e cila nuk bëhët publike nga FSHF, mund të lidhet me ndonjë mungesë të portierëve të listuar nga Bushi.

Për të mos u harruar fakti që Bushi dhe FSHF-ja e njoftuan listën dy ditë pas startit të seanacave përgatirore në Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!