Mërgjyshi: Besa luan për kualifikim me Kukësin

Besa nis me projektin e ri të rikthimit në Superiore duke afruar një ekspert të trajningut në vend.

Ish -trajneri i Apolonisë Artan Mërgjyshi mori të hënën drejtimin e Besës e cila në dukje, vjen pas një plani ‘marshall’ të Bizhdilit president.

Trajneri i ri i kavajasve, në këtë aventurë të dytë me verdhezinjtë, spostoi Ndriçim Kashamin ndërsa këtë nismë të re, klubi Besa, e projekton me Mërgjyshin në krye, Edmond Kodrën dhe Meglid Mihanin në ndihmë. Në kërkim të biletës Superiore.

Gjatë prezantimit tekniku kryeqytetas tha:

Fillimisht dua të falënderoj paraardhësin tim, Kashamin, për punën e kryer deri tani në krye të ekipit. Me shumicën prej jush njihemi, madje ju kam ndjekur edhe në përballjen me Pogradecin. Jam i habitur dhe nuk e kuptova përse ju e lejuat kundërshtarin që në 20 minutat e para t’ju bënte presion.

Kemi ndeshjen e Kupës me Kukësin dhe do të japim maksimumin, pasi në fund të fundit presioni bie mbi Kukësin dhe jo mbi ne. Do të bëjmë lojën tonë dhe do të synojmë kualifikimin. Më pas, se çfarë sjell ndeshja është tjetër gjë. Do të kemi 9 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionat”, tha ndër të tjera Mërgjyshi në start.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!