Ipko sposton kalendarin, luhet në mesjavë

Koronavirusi me trend të rritur bëhët sebep për masa të reja në Kosovë.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, se nga e premtja në mbrëmje e deri të hënën në mëngjes, shtatë qytete në Kosovë do të karantinohen, Federata e Futbollit të Kosovës me një vendim ‘qarkullues’ ka spostuar ndeshjet e javës së 12-të për të mërkurën e ardhëshme.

Njoftimi i FFK

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për mesjavë. Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara.

Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme për çka klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!