Femra, Vllaznia peshkon FC Minsk

Një javë më parë, mes drithmash, Vllaznia u kualifikua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve për femra. Skuadra shkodrane e presidentit Lazer Matija triumfoi pas penalltive përballë ekipit turk të ALG Spor Kulubu në takimin e luajtur të martën e kaluar në ‘Loro Boriçi’.

Sot skuadra kampione e Shqipërisë për femra, ka mësuar edhe kundërshratin e radhës. Në Loro Boriçi’ me një takim ë vetëm Vllaznia do luajë fatet e turit të dytë ndaj bjellorusëve të FC Minsk në datën 18 ose 19 nëntor (për tu vendosur).

Shkodranët inspiruar dhe nga eksperienca e edicionit të kaluar pritet të bëjnë një tjetër përfaqësim dinjitoz. pavarësisht se kundërshtari ka eksperiencë jo të vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!