Dramë në Suharekë, Ballkani përmbys Prishtinën.

Në Skënderaj, Bledar Devolli debuton me fitore në krye të Drenicës.

Në Suharekë, në kryesifidën Ballkani -Prishtina për javën e 9-të të Ipko-s pikët janë ëndërr e bukur për tu parë në realitet. Kryeqyetatasit e teknikut Ramadani, udhëhiqnin deri në të 86-ën 0-1 me një gol të shënuar nga Oto Xhon (34′) mirpo në finale të ndeshjes, Mevlan Zeka dy herë në të 86′ dhe 96′ realizon dy gola për vendasit e Ballkanit.

Kundërshtari kishte ardhur të mbrohej dhe kjo u pa nga minuta e parë. Na dënoi përmes kundërzbritjeve, ndërkohë që ne u rikthyem pas një angazhimi dhe dëshire të madhe që patëm për fitore.
Ballkani po tregon që është një skuadër spektakolare, madje edhe atëherë kur humbet”,
thotë trajneri i Ballkanit Ismet Munishi.

Ndërkaq e nis me tri pikë Bledar Devolli aventuren te Drenica e Skënderajt. Skuadra vendase priti Trepçia ’89 duke e mundur 2-1.

Në anën tjetër Gjilani merr tri pikë të tjera në shtëpi. Edhe pse përballë patën një skuadër modeste si Besa e Pejës, Gjilani fitoi minimalisht 1-0.

Kryeson Ballkani me 22 pikë në 9 takime. Drita e dyta me 16 pikë në 7 ndeshje.

Java e 9-të në Ipko sot:

Ballkani- Prishtina 2-1

Gjilani- Besa pejë 1-0

Drenica- Trepçia’89 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!